Bislimi priti në takim Zëvendëskryeministrin për Politika Ekonomike të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka mirëpritur në takim Zëvendëskryeministrin për Politika Ekonomike të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.
“Përgjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe mundësitë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes nesh. U nënvizua rëndësia e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit, e ku u veçuan dhe projektet e ndryshme infrastrukturore. Procesi i integrimit evropian dhe orientimi i qartë e i palëkundur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ishte dhe një prej temave të cekura në bashkëbisedim. U trajtuan dhe situata aktuale në vend, raportet e mira ndërfqinjësore dhe çështjet rajonale. Duke e falënderuar përzemërsisht për takimin, bisedën e pikëpamjet e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi i dëshiroi sukses e qëndrim të frytshëm në Kosovë zëvendëskryeministrit Gjeloshaj”, thuhet në komunikatë për media./21Media