Xhaferi: Qeveria që udhëheq mbetet e përkushtuar në zbatimin e agjendës Evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në takimin e liderëve për Planin për rritje ka përmendur se përkundër që vendi i tij ishte në periudhë zgjedhore, kanë punuar në mënyrë intensive në finalizimin e Agjendës reformuese 2024-2027.
Xhaferi shtoi se drafti i fundit i Agjendës reformuese, i miratuar nga Qeveria, është ndarë me Komisionin Evropian në fillim të muajit maj.
“Kam kënaqësinë që përsëri jam pjesë e këtij rrethi miqsh që diskutojnë për çështje konkrete në interes të rajonit dhe perspektivës evropiane të vendeve tona, përgjegjësia është edhe më e madhe duke pasur parasysh pasigurinë me të cilën po përballet vendi im pas zgjedhjeve…. Sot dëshiroj të theksoj edhe një herë se qeveria që udhëheq mbetet e përkushtuar në zbatimin e agjendës Evropiane, e cila kërkon zbatimin e reformave thelbësore dhe respektimin e ligjit dhe standardeve të Bashkimit Evropian.
Xhaferi ka mirëpritur fitimin e rregullores për mekanizmin e reformës dhe rritjes, e cila sipas tij siguron burime financiare shtesë për të mbështetur reformat.
“Në periudhën e fundit, përkundër faktit se Maqedonia e Veriut ishte në periudhën zgjedhore, ne punuam intensivisht në finalizimin e agjendës sonë reformuese 2024-2027, draft versioni i fundit i agjendës së reformave të miratuar nga qeveria u nda me Komisionin Evropian në fillim të majit, njëkohësisht dua të theksoj dy momente të rëndësishme që ndodhën edhe pas takimit në Tiranë, i pari ishte në fund të prillit kur Maqedonia e Veriut paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në SEPA dhe i dyti, i cili flet për iniciativa për qendrat evropiane për inovacione dixhitale, pra në muajin mars kemi publikuar një thirrje publike në të cilën po aplikojnë më shumë qendra të inovacionit dixhital, këto janë hapa të vogla por domethënëse që konfirmojnë drejtimin e lëvizjes së vendit”, shtoi ai.
Xhaferi poashtu tha se pret që të zbatohen udhëzimet e fundit, të cilat kanë të bëjnë me qasjen e përshpejtuar ndaj tregut të përbashkët të jashtëm dhe zbatimin e agjendës së reformave.
Xhaferi shtoi se duhet të zhbllokohet puna e CEFTA/s dhe se Maqedonia e Veriut ta ketë përfaqësuesin e saj në n