Mësohet se ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll po afron, ku kanë mbetur më pak se një javë deri te zhvillimi i saj.

Të mërkurën e 22 majit Ballkani do të përballet me Prishtinën për trofeun e Kupës së Kosovës, me ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Tani është mësuar edhe vendi se ku do të luhet ndeshja.

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” do të jetë nikoqir i kësaj finaleje mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Back to top button