Katër të lënduar në një aksident në Raushiq të Pejës

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Raushiq të Pejës.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona me urgjencë janë dërguar në Spitalit Rajonal. Hetuesit policor të trafikut janë në vendngjarje”, ka thënë Rugova. /21Media

Back to top button