Zgjedhje po, po si? Partia në pushtet dhe opozita pa konsensus!

Partitë politike ende nuk kanë gjetur një konsensus për mënyrën e si do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht se të gjitha partitë politike pushtet dhe opozitë janë për mbajtjen e tyre. Në opozitë, disa mendojnë se duhet të japë dorëheqje kryeministrit, disa të shkarkohet përmes mocionit apo përmes shpërndarjes së Kuvendit. Partia në pushtet kërkon konsensus nga opozita, ose siç thonë në LVV Qeveria do ta çojë mandatin deri në fund. Përjashtojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti.
Partitë politike në pushtet dhe në opozitë janë njëzëri që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por assesi nuk po mund të gjejnë konsensus se si të shkohet deri tek mbajtja e tyre. Këtë të premte AAK-ja do ta paraqes mocionin e saj për shkarkimin e Qeverisë në një seancë të Kuvendit që do të mbahet për punën trivjeçare të Qeverisë.
Por, qëndrim tjetër ka PDK-ja për shkuarjen në zgjedhje.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se forma më e mirë për ta çuar vendin në zgjedhje është shpërndarja e Kuvendit. Ai dha edhe dy data si opsion.
LDK-ja këmbëngul se mënyra më e mirë për të shkuar vendi në zgjedhje është përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti.
Pas një darke pune midis kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, shefat e grupeve parlamentare nuk e kanë mohuar e as pohuar se mund të ndodh një koalicion midis Vetëvendosjes dhe PDK-së.
Derisa shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari sqaronte mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në kishte një moment konfuziteti të shkaktuar nga përfaqësuesit e PDK-së dhe të AAK-së që për rastësi kanë edhe mbiemrat e njëjtë Tahiri./RTV21/21Media