Cameron mbërrin në Tiranë, ministri Hasani e pret në aeroport

Ka mbërritur në Tiranë, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka mbërritur në Tiranë.
Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit David Cameron në Tiranë.
Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hasani në “X”.

Cameron pritet të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Begaj. Derisa temë e diskutimeve pritet të jetë migracioni i paligjshëm./21Media

Back to top button