Rrëzohet nga objekti, vdes punëtori
Viktima është dërguar për autopsi
Një person ka vdekur dje në vendin e punës njofton Policia e Kosovës.
Viktima punëtor i nje firme ndërtuese, gjatë punës është rrëzuar nga objekti dhe si pasojë e plagëve ka vdekur dje rreth orës 13:36 në rrugën Bekim Fehmiu Prishtinë.
Sipas policisë për këtë rast është njoftuar edhe Inspektori i Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Mjekësinë Ligjore./21Media