5 tentim vrasje për një natë, “nëse s’ka dorëheqje duhet të ketë shkarkime në Polici”

Siguria publike në vendin tonë nuk po gjenë qetësi vetëm në mbrëmjen e së mërkurës 5 persona mbetën të plagosur nga arma e zjarrit. Ndërkohë, njëri nga të dyshuarit për plagosje në komunën e Pejës u raportua se ka të kaluar kriminale në këtë kontekst njohës të fushës së sigurisë përgjegjësinë e hedhin tek Policia e Kosovës për çka sipas tyre duhet vëzhgim dhe riorganizim të patrullave policore. Ministria e Brendshme flet për mbi 230 mijë armë pa leje në duar të qytetarëve, organizatat ndërkombëtare flasin për dënime të ulëta.

Mbrëmja e 22 majit riktheu pasigurinë në vend, pasi policia raportoi se 5 persona mbetën të plagosur nga armë zjarri. Tre vetë morën plagë nga plumbat në Pejë, ndërsa 2 të tjerë në komunën e Prizrenit. Policia po ashtu bëri të ditur se autori i dyshuar për plagosjen e qytetarëve në Pejë u arrestua një ditë pas këtij incidenti.

“Personi që dyshohet se ka plagosur tre persona mbrëmë i cili ka qenë në arrati deri pak momentesh është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër te Prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë në Pejë për rtv21.

21 vjeçari Agron Gashi, i cili dyshehet për plagosjen e tre vetëve me armë zjarri, sipas Policisë ka dosje për disa vepra penale, përfshirë edhe lëndimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës.

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, e lë përgjegjës institucionin e sigurisë për shkak të dështimit në ruajtjen e sigurisë.

“Fajtor kryesor është Policia e Kosovës pasi që për çdo ditë po cenohet siguria publike dhe për këtë shkak do duhej që të paktën të kemi një shkarkim të drejtorit për siguri publike pasi që në këtë pjesë po dështojmë”, tha Shala për rtv21.

Duke marrë parasysh të dhënat e {olicisë për rreth 230 mijë armë pa leje të cilat i mbajnë qytetarët e Kosovës, avokati Ardian Bajraktari, zgjidhjen e sheh në urgjencën e ndryshimit të politikave ndëshkimore.

“Recidivistët kryejn përsëritin veprat penale pasi që gjobat janë të ulëta dhe këtu kemi dështim të Gjyqësorit”, tha Bajraktari.

Fakti se në duart e qytetarëve ekziston një numër enorm i armëve pa leje e shqetëson edhe ekspertin e anti-terrorizmit Kolë Krasniqi, i cili vë në pah rritjen e numrit të vrasjeve në vendin tonë.

“Sipas të dhënave statistikore numri i vrasjeve është në rritje e sipër kështu gjatë vitit 2022 janë evidentuar 21 raste të vrasjeve ndërkaq në vitin 2023 ndodhën 29 vrasje të llojeve të ndryshme dhe mbi 100 tentim vrasje ndërsa 2024 nisi me një vrasje e një të mituri pas një rrahje brutale nga dy të mitur të tjerë”, tha ai.

Me këtë rast do kujtuar se vendi u trondit edhe në muajin Prill, nga vrasja e dy grave nga bashkëshortët e tyre, të cilat u cilësuan si femicid./RTV21/21Media

Back to top button