Sulmohet një inspektor komunal në veri

Një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se në kohën sa ka qenë duke kryer punën e tij është sulmuar nga një burrë.

Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Kollashini” dhe është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si inspektor komunal është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor.

“Në konsultim me prokurorin palët pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button