Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Podujevë, një në Fushë Kosovë, një në Gjilan dhe dy në Lipjan.
Në të gjitha rastet viktima të dhunës kanë qenë gratë.
Në Prishtinë policia bënë të ditur se është arrestuar një burrë pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaje si dhe i njëjti kishte tentuar ta godas atë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në Podujevë është arrestuar po ashtu një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Tutje, policia bënë të ditur se edhe në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy grave. Dy viktimat pas intervistimit janë kthyer në banesën e tyre, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Gjilan është arrestuar një burrë pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Pasi që i njëjti me datën 30.05.2024 ka përsëritur dhunën psikike dhe është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në njërin rast në Lipjan është shoqëruar në stacionin e policisë po ashtu një burrë pasi që i njëjti, ka sulmuar fizikisht një grua. Me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Dhe rasti tjetër, ankuesja grua ka njoftuar se i dyshuari burrë kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj saj, pas intervistimit me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia rastet i ka cilësuar “Dhunë në familje”./21Media