Biden për “Time” flet me krenari rreth punës së djalit të tij dhe tregon medaljen me të cilën u dekorua ai në Kosovë

Presitgjiozja “Time”, ka realizuar një intervistë me presidentin amerikan Joe Biden.  Në të u përfshinë ngjarjet që e karaterizuan mandatin e tij për gati katër vjet.

Por, një vend iu la edhe Kosovës. Aty përmendet medalja që Qeveria e Kosovës dha për djalin e Biden, Beau Biden i cili ishte angazhuar në Kosovë. Ai vdiq nëntë vjet më parë nga kanceri, derisa Kosova e nderoi atë – një rrugë mban emrin e tij.

“Ai(Biden)  kthehet në një bufe me një medalje  nga qeveria e Kosovës për djalin e tij Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri nëntë vjet më parë. Presidenti tregon me krenari të dukshme punën e djalit të tij në mbështetje të sistemit gjyqësor. Një përmendje e diplomatit Richard Holbrooke, i cili ndërmjetësoi marrëveshjet e Dejtonit për Ballkanin, nxjerr në pah një histori për Afganistanin dhe një argumentqë B iden pati me Holbrooke për kërkimin e paqes atje. “, thuhet në artikullin e “Time”./21Media

Back to top button