Javën që vjen pritet raporti për masat ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, javën e ardhshme pritet ta dorëzojë raportin për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.
Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se nuk ka asnjë arsye që ato të vazhdojnë të jenë në fuqi.
“Unë mendoj që vendim pozitiv do duhej të kishte tashmë prej kohësh. Kur janë vendosur nuk është qkjruar vendimi i secilit shtet ndërsa tani kur po është nevoja të hiqen po kërkohet konfirmim i secilit shtete dhe këtu kemi parë që ka shtete që janë për disa graduale e disa kundër…. Unë mendoj që duhet të punoj shumë që kur ta dorëzon raportin të lajmëroj heqjen e plotë të masave nëse vazhdojmë të mbahemi në masa më tutje është padrejtësi dhe tregon që BE nuk e ka ndërmend ta ndryshojë qasjen e pabarabarte në raport me Kosovën. Mendoj që s’ka asnjë arsye për ta vazhduar ta mbajë Kosovën në masa”, tha Arbëreshë Kryeziu nga VV-ja.
Në PDK, ndërkaq, nuk presin javën e ardhshme vendim të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Mendoj dhe kam frike që nuk do të ndodh shpejtë heqja e masave megjithatë unë dhe PDK kemi insistuar që të hiçen sepse është interes i Kosovës sepse Kosova nuk e meriton për fajet e Kurtit të ketë masa”, tha Xhavit Haliti.
Edhe në LDK thonë se është e vështirë që javën e ardhshme të pritet vendim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Dëshira jonë që masat të largohen është kërkesë që ia bëjmë gjithë akterëve ndëkëormbëtar por ajo se si do të vendoset është në dorë të tjetër kujt prandaj e kam shumë problem të deklaroj në këtë pikë, natyrisht me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kemi pranuar i dini që LDK-ja ka votuar të gjitha por asnjëherë s’mund të zbatohet për shkak të masave. Prandaj ne po vazhdojmë të humbim shumë projekte të rëndësishëm pikërisht për faktin që kemi këto masa… Se di cili do të jetë vendimi meqë tash po kërkohet vendimi i shumë shteteve të cikat nuk është dashur të votojnë. Është vështirë të pritet diçka pozitive për faktin se KIE ne na u duk se kishim në dore pra diçka që ne kishim të garantuar ne e humbëm prandaj diçka që nuk kemi të garantuar nuk e di çka të pres”, tha Doarsa Kica.
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës BE-ja i vendosi pas rritjes së tensioneve në veri në fund të majit të vitit të kaluar./RTV21/21Media