Tahiri: Adnan Dibrani, deputeti i parë kosovar në Parlamentin Evropian

Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian. Kështu ka njoftuar Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai përmes një postimi në “X” ka thënë se Adnani është deputeti i parë shqiptar  nga Kosovës i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri./21Media

Back to top button