Aksident në Rrugën e Arbrit, raportohen dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit në Shqipëri ku mësohet se si pasojë dy persona janë plagosur dhe njeri është në gjendje të rëndë.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Shkallët e Xibrrit”.

Dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njeri pritet të dërgohet drejtë Tiranës. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit./oranews

Back to top button