Polonia e Holanda hapin ditën e tretë Euro2024

Dita e tretë e Euro2024 filloi me ndeshjen mes Polonisë dhe Holandës në raundin e parë të Grupit D.

Polakët do ta nisin turneun dukshëm të dobësuar pasi Robert Lewandowski humbet ndeshjen për shkak të një dëmtimi muskulor dhe Michał Probierz nuk mund të llogarisë në lojtarin e tij më të mirë.

Nga ana tjetër, skuadra e Ronald Koeman është favorit i grupit së bashku me Francën, që nesër përballet me austriakët.

Sot më vonë na presin ndeshjet e grupit C – në orën 18:00 luajnë Sllovenia- Danimarka, ndërsa në orën 21:00 Anglia-Serbia.

Back to top button