Pacolli: Kemi dëgjuar nga BE-ja se është paraparë heqja e masave

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, duke komentuar deklarimet e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili i ka quajtur spekulime paralajmërimet e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, për heqjen e masave, tha se kanë dëgjuar nga zyrtarët e BE-së se në raportin e Borrellit që pritet të prezantohet para këshillit të ministrave parashihet heqja.

“Në bazë të deklarimeve apo nga ato që i kemi dëgjuar nga Bashkimi Evropian është paraparë që në raport të përmbajë heqjen e masave. Ne kemi theksuar disa herë që vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe duhet të hiqen sa më parë që është e mundur. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe çfarëdo deklarimi se nuk do të hiqen masat është i papranueshëm. Kërkojmë nga BE-ja që masat të largohen sa më parë që të jetë e mundur”, tha Pacolli për RTV21./21Media

Back to top button