Lajcak në Beograd takohet me Gjuriqin

Pas Prishtinës, emisari sllovak, Miroslav Lajcak ka udhëtuar për në Beograd ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.
Siç njfton ministria e jashtme serbe, Lajçak me Gjuriqin kanë biseduar për procesin e dialogut ne mes të Kosovës dhe Serbisë.
Siç njofton ministria e jashtme serbe, Gjuriq i cili ka vazhduar takimet me të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic, edhe pas sulmit terrorist në Banjskë i ka thënë emisarit sllovak se “Kurti po dëshiron të krijoj një Kosovë një-etnike”.
Në fund, shefi i diplomacisë serbe dhe një prej figurave kyçe të propagandës shtetërore serbe ka thënë se Beogradi mbështet Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.