Arrestohet një i dyshuar për shpërndarje të kokainës, duke ikur nga Policia u vetaksidentua

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për shpërndarje të kokainës në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, ai është arrestuar pasi që është vetaksidentuar në kohën kur ka qenë duke ikur nga Policia, pasi që nuk i ishte përgjigjur sinjalizimit për ndalje.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke bërë shpërndarjen e substancave narkotike të llojit Kokainë. Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për hetimin e narkotikëve kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin mashkull kosovar me veturën e tij, por i njëjti në sinjalizimin për ndalje nuk është ndalur dhe gjatë ikjes duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka shkaktuar vetaksident dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas Policisë edhe zyrtarët policorë gjatë ndjekjes së të dyshuarit në teren të papërshtatshëm kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Back to top button