Polonia, shteti i parë i eliminuar nga “Euro 2024”

Polonia është shteti i parë që është eliminuar zyrtarisht nga Kampionati Evropian “Gjermania 2024”.

Polonia u mposht sot nga Austria me rezultat 3:1 dhe me barazimin e Francës dhe Holandës, gjasat e tyre për kalim tutje janë shuar.

Holanda e Franca kanë nga katër pikë dhe renditen në pozitën e parë dhe të dytë, ndërsa Austria është e treta me tre pikë. Polonia është e fundit dhe nuk ka asnjë pikë.

Ndeshjen e fundit, Polonia e luan ndaj Francës. Edhe në rast fitoreje, skuadra e udhëhequr nga Robert Lewandoëski nuk ka shanse matematikore të kalojë tutje. Në fazën e grupeve të “Euro 2024” vlerësohen fillimisht ndeshjet direkte.

Back to top button