Një burrë dërgohet pa shenja jete në Spital, Policia nis hetimet

Një burrë është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës të premten rreth orës 19:47.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërsa, sipas raportit ditor, Policia po e heton rastin.
“Nga QKMF Malishevë është njoftuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?