Shqipëria largohet me kokën lart nga Evropiani

(Lajm i përditësuar)


Sylvinho: Dalim me kokën lart

Selektori i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka thënë se Shqipëria ishte në grupin e vdekjes me kampionë të botës, duke shtuar se është i trishtuar me rezultatin, por jo me ecurinë.

Ai ka thënë pas ndeshjes me Spanjën se kombëtarja ka luftuar deri në fund në çdo ndeshje.

“Dalim me kokën lartë. Ishim në grupin e vdekjes me kampion të botëts, kampion të Evropës, kampion të Ligës së Kombeve. Jam i trishtuar me rezultatin, por jo me ecurinë. Kemi luftuar në çdo ndeshje. Gjithmonë kemi luftuar deri në fund, në çdo ndeshje. Jam i kënaqur me lojtarët. Kemi parë gjashtë apo shtatë lojtarë të rinj në fushë, por edhe lojtarët me përvojë që janë paraqitur shumë mirë. Të gjithë mendonin  se do të mposhteshim 3:0 apo 4:0. Por ne ishim aty dhe kemi luftuar. Nuk kishte rezultate të tilla. I falënderoj të gjithë”, është shprehur ai.


De la Fuente: Kishim telashe në pjesën e dytë, Shqipëria nuk është rivale e lehtë

Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Shqipërisë dhe triumfin në grupin më të vështirë.

“Plani i lojës shkoi ashtu si kemi menduar. Kemi pasur shumë energji. Gjërat ishin shumë më të vështira pas pushimit,  dhe kemi pasur vështirësi. Ka hapësirë për përmirësim, por kemi një gjeneratë të shkëlqyer që duan të përmirësohen”, ka thënë De la Fuente.


Berat Gjimshiti krenar me kuqezinjtë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, tha se është krenar me skuadrën dhe me tifozët, duke u shprehur se në Euro 2024 treguan ndeshje të mira.

Sipas tij, grupi ishte i vështirë, por ky evropian do t’iu ndihmojë futbollistëve.

“Jam i lumtur për gjithë ekipin, për performancën në fushë. Ndeshja e parë kishte shumë emocione. Me Kroacinë kemi merituar fitore dhe sonte një barazim ishte në lojë. I falënderoj tifozët që na kanë përkrahur kaq shumë. Sonte 80 për qind ishin shqiptarë. Na kanë mbështetur kudo që ishim  dhe i falënderojmë. Gjëja më e rëndësishme është të shikojmë përpara. Grupi ishte më i vështiri.  Por kemi treguar ndeshje të mira. Kemi bërë disa gabime, por kjo përvojë do të ndikojë që të rritemi. Shumica për herë të parë luajtëm në Evropian. Ky Evropian do t’u ndihmojë lojtarëve”, është shprehur Gjimshiti.


Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024

Shqipëria ka pësuar disfatë nga Spanja me rezultat 1-0 në ndeshjen vendimtare të grupit B të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Goli i minutës së 13’ nga Ferran Torres i dha goditjen fatale të besuarve të Silvinjos që tani mbyllin aventurën e tyre në këtë kampionat me dy humbje dhe një barazim në grup, raporton KosovaPress.

Shqipëria e mbyll këtë aventurë si e fundit në grupin B me vetëm një pikë, derisa bashkë me Spanjën në fazën tjetër nga ky grup është kualifikuar Kroacia si e dyta pasi e ka mposhtur Italinë me rezultat 1-0 fal golit të Luka Modric.

​Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh përballë Spanjës

Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, e vlefshme për grupin B të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Spanjollët kanë shkuar në pushimin 15 minutësh me epërsi minimale 1-0, me golin e realizuar nga Ferran Torres n minutën e 13 të ndeshjes.


​Spanja kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

Ka ndryshuar shumë shpejt rezultati në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës në Duseldorf.


Filloi ndeshja vendimtare për kombëtaren shqiptare në Euro 2024.

Shqipëria po ndeshet me Spanjën, në Grupin B.

Back to top button