Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Sot nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të  dyshuar për rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më datë 22.11.2023 rreth orës 23:45, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Policia njofton se arrestimi i të dyshuarve; Sh. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, respektivisht sigurimi i prezencës së tyre, erdhi si rezultat i  ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

“Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarve me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm”,  nga neni 356, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 366”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button