Osmani uron Rutte-n: Mezi pres të punojmë për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Mark Rutte për marrjen e postit të shefit të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Ajo ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u zgjodh si i ri Sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën! Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë.”, ka shkruar Osmani në X./21Media

Back to top button