Kaloni te përmbajtja kryesore

Dështimi i takimit trepalësh, reagon O’Brien: Mundësi e humbur për të dyja palët moszbatimi i marrëveshjeve

Ka dështuar takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ishte paraparë të mbahej dje në Bruksel.

Sipas Shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh.

Lidhur me këtë ka reaguar ndihmës- sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Në platformën X O’Brien ka theksuar atë që në deklaratën e tij e ka potencuar Josep Borrell, duke thënë se “Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”.

“Takimet e Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nënvizojnë se si palët duhet të riangazhohen për të trajtuar problemet dhe për të ndjekur mundësitë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE. Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”, ka shkruar O’Brien në X./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button