Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Profesori universitar nga ShBA, Daniel Server, e vlerëson dialogun teknik Kosovë-Serbi shumë më të avansuar sesa bisedimet aktuale, ndërsa thekson se njohja reciproke duhet të jetë qëllimi final i dialogut, gjë të cilën e konsideron të paarritshme në këto rrethana.

“Dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu aktual politik. Pyetja është pse ndodh kështu? Duket se nuk ka një gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi. Presidenti Vuciq shprehu interesim për ndryshime politike, ku qeveria e re serbe është në mbështetje të atyre për invazionin rus në Ukrainë. Po ashtu edhe eufemizmi për botën serbe ku përfshihet edhe Kosova…46:51Qëllimi kryesor duhet të jetë njohja reciproke e ndërsjellë, mirëpo këtë nuk po e shoh se po ndodh njëherë”.

Në këtë tryezë mori pjesë edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila vuri në pah mungesën e rezultateve në zbatimin e marrëveshjeve në dialog.

“Të dyja palët po i referohem Prishtinës dhe Beogradit kanë marrë hapa të vegjël të parëndësishëm sa i përket implelemtimit të marrëveshjes. Veç edhe një hapë sa do i vogël i aktit drejt implementimit do të nënkuptonte një gjë se është një veprim vendimtar se ke pranuar për implementimin e marrëveshjes”.

Ndërkaq, ish ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kërkoi nga Bashkimi Evropian të marr një rol më aktiv në dialog, derisa u shpreh skeptik për mundësinë e tërheqjes së Serbisë nga destruktiviteti  në këtë proces.
Incizim: Ditmir Bushati, ish ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë

“Do të jetë bukur e vështirë për të parë një qëndrim tjetër në vitet në vijim nga ana e Serbisë. Serbia dhe Vuçiq e kuptojnë realitetin e ri dhe rendin e ri global. Ka shumë fuqi mesatare që po fitojnë fuqi në këtë realitet dhe ai po mundohet të navigojë dhe kjo po shihet. Nuk ma merr mendja që ai ka vullnetin dhe që është i nxitur që të shkojë përpara në këtë proces”,.

Në anën tjetër, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se nuk pret marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pa prezencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dyshoj se do të kemi zbatim të marrëveshjes së Brukselti dhe Ohrit. Është një vakum tash. Beogradi po pret një ndryshim të kontekstit ndërkombëtar që ndoshta do t’i shkojë përshtati. Kur flasim për dialogun duhet të kemi parasysh se çfarë po mendon Beogradi në prapavijë dhe sesi stimulon me dialogun dhe shkatërron komunitetin serb në Kosovë”.

Panalistët po ashtu kërkuan që Bashkimi Evropian të ketë qëndrim të njëjtë  ndaj palëve në dialog./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button