Selmanaj për sallën alternative të Kuvendit: Po shfrytëzoeht për t’ia vazhduar mandatet Srpskas

Seanca plenare e Kuvendit sot është duke u mbajtur në një sallë alternative pasi ajo e zakonshmja është duke u rinovuar. Në këtë sallë u panë edhe deputetët e Listës Serbe pasi iu rrezikohet mandati i deputetit.
Sipas deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, në historinë e parlamentarizmit do të mbahet mend që seanca plenare është mbajtur në atë sallë.
Sipas Selmanajt hera e parë ishte për shkak të gazit lotsjellës ndërsa hera e dytë është sot.
Ai shtoi se kjo u bë që deputetët e Listës Serbe mos t’i humbin mandatet.
“Në memoaret historinë e parlamentarizmit tonë do të mbahet mend që dy herë kjo sallë është shfrytëzuar për të mbajtur seancë plenare. Rasti i parë është për gazin lotsjellës dhe rasti i dytë është për t’ia vazhduar Listës Serbe mandatet sepse rrezikonin që t’i humbnin mandatet”, tha Selmanaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?