Dodaj e humb luftën për medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos

Xhudistja jonë, Sidorela Dodaj ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian U18 të xhudos, që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë, Dodaj e hubmi luftën finale për medaljen e bronztë të këtij Evropiani.
Në finalen e repesazhit, Dodaj u mposht nga xhudistja ukrainase, Anastasiia Levchenko.