Ryshfeti me patentë-shofer, kapet në flagrancë inspektori në Pejë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), sot ka iniciuar rast penal për shkak të dyshimeve për marrje ryshfeti në një auto-shkollë në Pejë.
Në njoftimin për media të policisë thuhet se me këtë rast është arrestuar i dyshuari B.G. (56), instruktor në një auto-shkollë në Pejë, pasi është kapur në flagrancë duke pranuar 500 euro nga një person për t’i mundësuar kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.
Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me aktvendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë.