Jahjaga për Kadarenë: Një shpirt i madh na la sot, përjetësisht mirënjohës

Ish presidentja Atifete Jahjaga reagoi për vdekjen e Ismail Kadaresë. Ajo vlerësuar lartë kontributin e Kadaresë për letërsinë shqipe, duke shprehur mirënjohje për vlerat që dha në këtë fushë.
“Një shpirt i madh na paska lënë sot!N jë kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare nga sot po vazhdon të ndriçojë dhe në botën e amshueshme. Përjetësisht mirënjohës për të gjitha vlerat që i dhatë letërsisë sonë.I përjetshëm kujtimi për ju mjeshtër i madh!Ismail Kadare, 1936-2024!”, shkroi Jahjaga në Facebook.
Kadare u nda nga jeta sot në moshën 88 vjeçare./21Media