Osmani takon kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq.
Takimi po mbahet i mbyllur për media.
Zupançiq fillimisht është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me të cilin tha se patën një takim miqësor.
Ajo deklaroi se raportet mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe se presin thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.
“Kosova dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe Sllovenia mund t’i ndihmoj këtu Kosovës, shumë. Ne e mbështesim perspektivën evropiane, anëtarësimin dhe rrugëtimin euro-atlantik [të Kosovës]”, u shpreh ajo pas takimit me Konjufcën.