Jahjaga: E ardhmja është grua

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga bashkë me Konsulen e Nderit të Shipërisë në Florida, Emina Cunmulaj, vizituan Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Në një postim në Facebook, Jahjaga ka thënë se në takim ndër të tjera u bisedua për një temë shumë me rëndësi e që është dhuna në familje si dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
”Si gra por dhe si aktiviste të të drejtave të grave biseduam për shumë mundësi e aktivitete përmes të cilave mund tu ndihmojmë grave, qënies më të fort të shoqërisë sonë. E ardhmja është grua!”, ka shkruar Jahjaga.