Bislimi dhe Petkoviq sot në Bruksel për “zhbllokim të zbatimit të marrëveshjes”

Sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me Bislimin dhe Petkoviqin vazhdon për të punuar në zhbllokimin e marrëveshjes.
Ndërsa duke ju referuar takimeve të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin javën e kaluar, ai tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë.
Ai shprehi keqardhje që nuk pati përparim në zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit.
Ndërsa zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“.