Ambasada amerikane uron 4 korrikun me himnin e kënduar nga Alma Bektashi dhe ambasadori Hovenier

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar 4 Korrikun me himnin kombëtar amerikan, të cilin e këndoi këngëtarja Alma Bektashi bashkë me ambasadorin Jeff Hovenier gjatë festës së organizuar në ambasadë të martën.
Gjatë këtij interpretimi në skenë prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Gëzuar 4 Korriku! Këtu është Himni Kombëtar performuar nga Alma Bektashi dhe Ambasadori Hovenier në Pritjen e Ditës sonë të Pavarësisë këtë javë”, ka shkruar ambasada.
Happy July 4th! Here’s the U.S. National Anthem performed by Alma Bektashi and Ambassador Hovenier at our Independence Day Reception earlier this week. pic.twitter.com/jCrdnDnldO
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 4, 2024