Votimi i Planit Zhvillimor Komunal në Prishtinë, VV-ja dhe PDK-ja lëshojnë seancën

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës sot  e kanë lëshuar seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën në rend dite për votim është Plani Zhvillimor Komunal.

Para fillimit të seancës, Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se është kundër Planit Zhvillimor të Komunës së Prishtinës, duke e quajtur kryetarin Përparim Rama si “turpin e qytetit”.

Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, ka thënë se edhe Ministria e ka kundërshtuar një plan të tillë.

“Ky plan ka shumë të meta përmbajtjesore. Për pak muaj do të hyjmë në vitin e fundit te mandatit të Ramës. Një person që në praktikë e ka dëshmuar që nuk ua do të mirën qytetarëve. Kjo qeverisje e ka pasur kohën e mjaftueshme për ta bërë një plan të mirëfilltë, por është dashur te merret me kontrata të paligjshme. Ministria e ka kundërshtuar një plan të tillë. Duhet t’ia bëjmë me dije LDK-së që jo çdo gjë blihet me pare, sepse ka parime dhe qëndrime në funksion të qytetarëve. Qytetarët nuk ia kanë borxh një plan kundërligjor”, ka thënë Sveçla.

Back to top button