​Procedohen për seancë dy projektligje, opozita e ndarë në votime

Në Komisionin për Integrime Evropiane, me katër vota për dhe dy abstenime është miratuar Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, nga aspekti i  përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, e po ashtu është miratuar edhe Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, të cilat janë përcjellë për votim në seancën plenare.

Kryetarja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi ka theksuar se i njëjti ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, duke shtuar se projektligji nuk rregullohet në mënyrë specifike me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, sa i përket projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit, deputeti nga partia në pushtet, Driton Hyseni ka thënë se synon në mënyrë më të avancuar mbrojtjen e konsumatorit duke përfshirë listën e direktivave kryesore evropiane që janë të aplikueshme për mbrojtjen e konsumatorit.

Ndërkaq, abstenime kishte nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, dhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Back to top button