Gjendet e vdekur gruaja që u raportua si e zhdukur në Gjilan

Është gjetur pa shenja jete gruaja e cila rezultonte e zhdukur në Gjilan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani,.
Hashai tha se viktima është e moshës rreth 82-vjeçare.
“Po mund të konfirmoj se është gjetur pa shenja jete një grua e moshuar rreth 82 vjeçare, që dje ishte paraqit nga familjarët e humbur. Prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë”, tha ai.
Ndryshe, policia konfirmoi sot se gruaja ishte zhdukur nga dita e enjte, dhe se e njëjta kishte probleme mendore./21Media