Osmani bën bashkë gratë ambasadore në Kosovë në festën lamtumirëse për Lobbezoon

Me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar një festë lamtumirëse për të.
Në këtë festë e para e vendit ka bërë bashkë gratë ambasadore në Kosovë , duke e cilësuar kontributin e Lovvezoos si të jashtëzakonshëm, shkruan portali rtv21.tv
“Së bashku me gra ambasadore të shquara në Kosovë, festuam shërbimin e jashtëzakonshëm të ambasadores së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo dhe forcën e grave në diplomaci.”, ka shkruar Osmani.
“Ky tubim nuk ishte thjesht një lamtumirë, por një dëshmi e forcës dhe ndikimit të grave në diplomaci. Së bashku, ne formojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë” ka shtuar ajo./21Media
Together with outstanding women ambassadors in Kosovo, we celebrated Ambassador @carinatwork’s remarkable service as Ambassador of 🇳🇱 to Kosovo and the strength of women in diplomacy.
This gathering was not a mere farewell but a testament to the strength and influence of women… pic.twitter.com/PfAGO9Nq2z
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2024