Veç dje mbi 1791 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 791 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të dielës.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, ku 20 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 25 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu të dielën policia ka arrestuar 19 persona, 11 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit./21Media
