Fshati Ramjan, vendi i investimeve milionëshe dhe shtëpive të luksit

Fshati i Ramjanit i Komunës së Vitisë është fshat modern me pamje të mrekullueshme dhe investime milionëshe.
Kryetari i fshatit, Kadri Ismaili tha për RTV21 se investimet financiare në këtë fshatë janë 1 milion e 200 mijë euro.
“1 milion janë prej komunës, ndërsa prej diasporës dhe qytetarëve rezident janë 200 mijë euro”, tha ai.
Fshati Ramjan si shtëpia e mbi 1500 banorëve ka vetëm një problem, ujësjellësin! Por, sipas kryetarit ky problem nuk do të jëtë më.
“Gypi dhe kablloja është gati, vitin e ardhshëm Ramjani bëhet me ujësjellës”, tha ai.
Ismajli tutje për RTV21 theksoi se meritat për një fshat luksi i kanë edhe mergimtarët. Duke theksuar se ka pasur raste që deri në 3000 euro i ka dhënë vetëm një mërgimtar.
Në anën tjetër një mërgimtari Hajrush Hyseni tha se aspak nuk ia kanë lakmi qytetit. Ndërsa tha se ata që investojnë në vendlindje në një të ardhme mendojnë të kthehen në Kosovë.
E, Ekrem Zejnullahu një aktivist i fashtit tha se qytetarët në Ramjan gjithmonë iu kanë përgjigjur çdo aksioni.
Megjithatë, edhe nga ky fshat dita e ditës numri i nxënësve po bie, pasi që po e marrin rrugën për mergim./21Media