Lind foshnja me peshën më të madhe në 10 vjet e fundit

U lind në Shqipëri foshnja me peshën më të madhe në 10 vjet e fundit , njoftoi Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Ajo bëri të ditur foshnja u peshon mbi 6 kilogram, dhe se lindja u realizua në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.
“Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Mirënjohje nga për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. “, tha Koçiu./21Media