Gafat e Bidenit – Zelenskyn e quan “Putin” e Harrisin “Trump”

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një gafë në samitin e NATO-s duke iu referuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si “presidenti Putin”.

Këtu nuk përfundoi. Të njëjtën e bëri me Kamala Harrisin, së cilës iu referua si “zëvendëspresident Trump”.

Bideni është përcjellë me shumë vëmendje gjatë samitit për shkak të shqetësimeve për moshën e tij dhe kapacitetin për ta marrë edhe një mandat si president.

Megjithatë, gabimin e tij ka qenë i shpejtë për ta përmirësuar.

“Jam aq i fokusuar që ta mposhtim Putinin”, është arsyetuar ai kur e ka thirrur Zelenskyn të flasë.

Back to top button