Sulmohet fizikisht nga hajnat një grua në shtëpinë e saj në Prishtinë

Një grua është sulmuar fizikisht nga tre persona në shtëpinë në lagjen Kolovicë të Prishtinës, mbrëmë ( e enjte) rreth orës 23:50. Të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës, njofton policia.

“ Është raportuar se viktima femër kosovare kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 € para dhe një unazë.”, thuhet në raportin e policisë.

Derisa bëhet e ditur se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

Viktima siç merr vesh portali rtv21.tv është nënë e tre fëmijeve, derisa rtv21.tv ka siguruar pamje të lëndimeve që ka marr ajo ./21Media

Back to top button