​Sulmohet me koktej molotovi lokali në veri ku qëndroi ministri Sveçla

Pastiçeria “Sharr” në Mitrovicë të Veriut është sulmuar me koktej molotovi, mëngjesin e 14 korrikut.

Lajmi u konfirmua për portalin rtv21.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Rreth orës 03:30 ka pasë tentim zjarrëvënie në Mitrovicën e Veriut. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar, ndërsa Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani për rtv21.tv

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka qëndruar në pastiçerinë që u bë cak i sulmit.

I pyetur nëse sulmi ndaj këtij lokali u krye në shenjë hakmarrjeje për vizitën e Sveçlës, Elshani tha se “nuk përjashtohet” mundësia që ky të jetë motivi i sulmit.

Pronarët e lokalit janë pjesëtarë të komunitetit goran./21Media

Back to top button