Luksemburgu shkon në çerekfinale

(Lajm i përditësuar)
Luksemburgu ka mposhtur Turqinë me rezultat 35:22 në kuadër të Kampionatit Evropian U20 që po mbahet në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.
Në pjesën më të madhe të lojës Luksemburgu udhëhoqi lojën, duke e lënë prapa Turqinë.
Me këtë fitore Luksemburgu arriti të kualifikohet në çerekfinale.
Luksemburgu në epërsi ndaj Turqisë
Kanë përfunduar 30 minutat e parë të lojës ndërmjet Luksemburgut dhe Turqisë në kuadër të Kampionatit Evropian U20 në Prishtinë.
Në pjesën e parë të lojës Luksemburgu është në epërsi me rezultat 18:11.
Luksemburgu e Turqia në kërkim të çerekfinales
Ka filluar ndeshja ndërmjet Luksemburgut dhe Turqisë në kuadër të Kampionatit Evropian U20, në Prishtinë.
Luksemburgu dhe Turqia “luftojnë” sot për të shkuar në çerekfinale.
Sot është dita e fundit e ndeshjeve në grupe. Ndërsa, pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet janë më 17 korrik, të mërkurën, ndërsa gjysmëfinalet më 19 korrik. Më 21 korrik është finalja./21Media