Lituania mposhti Gjeorgjinë

(Lajm i përditësuar)
Lituania ka mposhtur Gjeorgjinë në ndeshjen që u zhvillua kuadër të Kampionatit Evropian U20 në Prishtinë.
Rezultati finali ndeshjes është 35:30.
Ka përfunduar pjesa e parë e lojës Lituani- Gjeorgji në kuadër të Kampionatit Evropian U20 në Prishtinë.
Në 30 minutat e parë të lojës Lituania shënoi 16 gola, ndërsa Gjeorgjia 15.
Lituania përballet me Gjeorgjinë
Ka filluar përballja ndëmjet Lituanisë dhe Gjeorgjisë në kuadër të kampionatit Evropian U20 që po mbahet në Prishtinë.
Sot është dita e fundit e ndeshjeve në grupe. Ndërsa, pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet janë më 17 korrik, të mërkurën, ndërsa gjysmëfinalet më 19 korrik. Më 21 korrik është finalja./21Media