U tha që s’ka turistë në Shqipëri, Rama publikon një video

Është raportuar për ditë të tëra se plazhet e Shqipërisë kanë mbetur bosh, e kjo si pasojë e çmimeve të larta.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video e cila dëshmon të kundërtën.

Video është realizuar në ishullin e Sazanit ku shihen turistë të shumtë të cilët po shijojnë vendin.

“Mirëmëngjesi, dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në “Facebook”./21Media

Back to top button