Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re

Këngëtarët shqiptar Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili kanë publikuar këngën e tyre më të re të titulluar “Nusja ma e bukur”.
Kënga e cila është publikuar mbrëmjen e së hënës ka mbërritur 58 177 shikime.
Tekstin e këngës e ka shkruar Adelina Ismaili, muzikën Xhevdet Gashi, orkestrimin Florent Boshnjaku dhe Executive Producer Afrim Kolgeci.
Kujtojmë se kënga e fundit e Sabri Fejzullahut ka qenë “Dashni”, e publikuar një muaj më parë. Ndërsa Adelina Ismaili para gjashtë muajsh ka ardhur me një potpuri në bashkëpunim me Krenar Krasniqin./21Media