Arrestohen dy persona për mashtrim dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në Vushtrri janë arrestuar dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ dhe “Mashtrimi” i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose
farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.”, thuhet në komunikatë/21Media