​Luftimi i krimit, paralajmërohet krijimi i ekipit të përbashkët Kosovë-Shqipëri

​Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla kanë zhvilluar një takim.

Ministri Taulant Balla, përmes një postimi ka shkruar se pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit.

“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, ka shkruar Balla në “Facebook”.

 

Back to top button