Adeyemi afër Juventusit?

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, nuk u përgjigj kur u pyet për thashethemet që e lidhnin atë me Juventusin por sugjeroi se nuk kishte “asnjë garanci në jetë”.
“Zonja e Vjetër” po përgatitet të humbasë Federico Chiesa në javët e ardhshme dhe ka identifikuar 22-vjeçarin gjerman si një zëvendësues të mundshëm. Ai ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2027 dhe vlerësohet të kushtojë të paktën 35 milionë euro.
Adeyemi është i hapur për kalimin në Juventus këtë verë dhe do të ishte i gatshëm të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare me vlerë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon plus shtesa. Thiago Motta është i prirur të punojë me Adeyemin, duke besuar se ai do të ishte i përshtatshëm për projektin e ri në Torino.
Duke folur për “Ruhr Nachrichten”, Adeyemi u pyet për thashethemet që e lidhin atë me një lëvizje te Juventusi këtë verë
“Nuk mund të them asgjë për këtë, unë vesh fanellën e Borussia Dortmund dhe jam shumë i lumtur që e bëj këtë. Megjithatë, nuk ka garanci në jetë”, tha Adeyemi.
Adeyemi bëri përshtypje me Borussia Dortmund sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë dy asistime në 1710 minuta lojë në 34 ndeshje. Ai ka bërë vetëm katër paraqitje për kombëtaren e Gjermanisë dhe nuk ishte pjesë e skuadrës së Euro 2024.
Ndryshe, Adeyemi njihet edhe si dhëndri i Kosovës, pasi që është partneri i këngëtares nga Kosova, Loredana.